Seanca plenare ka filluar me deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka propozuar të hiqet nga rendi i ditës pika e 12-të, shkruan Fol Drejt.
Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ishte paraparë të trajtohet sot, por për arsye procedurale, është kërkuar të tërhiqet.
Deputetët e pranishëm kanë votuar PRO ndryshimit të agjendës së kuvendit dhe për rrjedhojë, kjo pikë është hequr nga rendi i ditës./FolDrejt/