Sot në Suedi filloi stërvitja më e madhe ushtarake që nga viti 1989, në të cilën do të marrin pjesë 26,000 trupa nga Suedia dhe 14 vende të tjera, njoftoi radio Sverige.
Këtë javë do të ndodhin një seri sulmesh kibernetike dhe sabotimesh të simuluara ndaj institucioneve kryesore sociale suedeze dhe ushtrimet do të zgjasin deri më 11 maj.
Ministria suedeze e Mbrojtjes njoftoi se do të marrin pjesë edhe forcat e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Austrisë, Danimarkës, Ukrainës, Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Norvegjisë, Polonisë dhe Finlandës, transmeton Fol Drejt.