Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e kryeministri i vendit, Avdullah Hoti kanë nisur takimin e tyre në zyrën e presidencës së Kosovës.
Mediat nuk janë lejuar që të marrin pjesë në takim.
Nga takimi janë marrë vetëm pamje.
Kujtojmë se jy është takimi i parë i Hotit dhe Thaçit, pas zgjedhjes së qeverisë së re të vendit.
E ka pak ditë prej kur Hoti është vendosur në postin e kryeministrit të vendit, udhëheqje kjo e dalë nga një koalicion i lidhur në mes LDK, AAK,NISMA dhe komunitetet.