Sulmi kibernetik mbi Shqipërinë filloi në maj të vitit 2021 ku u godit faqja “admnistrata.al” e cila nuk kishte një mbrojtje të lartë për shkak se nuk ka shumë rëndësi.
Pavarësisht këtij paralajmërimi autoritetet shqiptare nuk mundën të parandalonin sulmin e korrikut i cili paralizoi të gjitha shërbimet online në vend.
Pas javësh hetim nga prokuroria shqiptare në bashkëpunim me hetues të mbërritur nga FBI-ja amerikane arritën në përfundimin se sulmi ishte organizuar dhe sponzorizuar nga Irani.
Kompania Microsoft arriti të faktonte se disa grupe të lidhura me minstrine e inteligjencës së këtij vendi kishin sulmuar shqipërinë.
Në kohën kur u zbulua se autorët e sulmin e korrikut u duk se siguria ishte rritur dhe sistemet tona ishin më të mbrojtura.
Për hetimin e sulmit të korrikut prokurroia e Tiranës ka nisur disa lëtër porosi në rreth 20 vende nga ku dyshohet se kanë ardhur sulmet.
Por heteusit dyshojnë se këto nuk janë vendet e origjinës së sulmit pasi autorët e kontraktuar nga iranianët kanë hakëruar kompjuetara në këto vended he nga aty kanë hyrë në sistemet shqiptare.
Pavarësisht rritjes së vigjilencës nga autoritete shqiptare në datën 9 shtator sistemi TIMS i policisë së shtetit ku kanë akses dhe agjensi të tjera të sigruisë në vend u hakerua.
Databaze ku regjistrohen të gjitha hyrje daljet nga kufiri shqiptare si dhe ku ndodhet informacioni për cdo shkelje që kanë kryer apo po hetohen shtetasit për disa minuta nuk ishte në dorën të autoriteteve tona.
Kryeminsitri njoftoi se pas këtij sulmi ëstë e njëjta dorë , duke sqaruar se nga aty nuk ishte marrë të dhëna të vlefshmë.
Por disa minuta më vonë faqja homeland justice. Ru publikoi një video rreth 6 minuta të kamerave të sigurisë në pikën kufitare të rinasit.
Kjo është faqja që herë pas herë publikon materiale të marra gjatë sulmit të 15 korrikut mbi sistemet online ne vend. /Euronews Albania/