Qendra Kinematografike e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” është bërë pjesë e Netflix International, shkruan Fol Drejt.
“Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarinën, producent Fatmir Spahiun, skenar Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë produkteve të tjera kinematografike”, shkroi QKK në Facebook.
“Në vitin 2018, “Nëntor i ftohtë” ka pasur premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, kurse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cyrih të Zvicrës, është shpërblyer me çmimin e publikut”, thuhet në fund të njoftimit të QKK-së. /FolDrejt/