Filmi me regji të Bujar Alimanit, “Delegacioni” ka arritur një sukses si rrallë filma shqiptarë.
Mes çmimeve të fituara është ai i Festivalit të 34-t Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë, kurse poashtu është nominuar edhe për Oscar.
Ngjarjet gjatë filmit “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE.
Leo, i dënuar me 15 vjet burgim, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.
Përpos vlerësimit në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur për të qenë pjesë e mbi 16 festivaleve ndërkombëtare, në të cilat në 11 prej tyre është vlerësuar me çmime./Foldrejt.com