Pas gati 50 vjetësh libri për të rinj i Judith Kerr mbi dëbimin e një familjeje nga Gjermania e Hitlerit mbërrin në kinema me regji nga Caroline Link.
Anna (e luajtur nga Riva Krymalowski) është e dëshpëruar dhe gati sa s’qan. Prindërit i kanë thënë se duhet të zgjedhë vetëm një lodër prej pellushi për ta marrë me vete në Zvicër. Lepurushin e saj të dashur ngjyrë trëndafili, ose lodrën e vjetër prej pellushi, që e ka që nga ditët e hershme të fëmijërisë. Nëntëvjeçarja Anna më në fund vendos me zemër të thyer ta lërë lepurushin. Ai duhet të rrijë në Gjermani.
Humbja e lepurushit vazhdon të mbizotërojë mendimet e Anës, fillimisht në Paris, më vonë në Londër. Për shumë fëmijë dhe të rinj kjo skenë mund të jetë e njohur. Libri „Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trendafili” ka qenë në shumë vende pjesë leximi në shkolla dhe meqenëse Judith Kerr, autorja e romanit, fitoi famë botërore me librin e saj autobiografik, atë e kanë lexuar më vonë edhe shumë të rritur.
Premiera in Berlin, për Krishtlindje filmi nis të shfaqet në kinema
Në vitin 1971 libri u botua fillimisht në anglisht dhe dy vjet më vonë Annemarie Böll, gruaja e nobelistit Heinrich Böll, e përktheu atë në gjermanisht. Në 1978 me të u realizua një film nga televizioni gjerman, tani pas pothuajse gjysmë shekulli ai vjen edhe si film kinematografik. “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trendafili” festoi premierën e tij më 8 dhjetor në Berlin, ndërsa në ditën e parë të Krishtlindjeve filmi do të shfaqet në të gjithë Gjermaninë.
Caroline Link, fituese e çmimit Oskar në vitin 2003 për “Askund në Afrikë” dhe një nga regjisoret më të suksesshme gjermane të viteve të fundit, e ka trajtuar këtë subjekt dhe tani vetëm dymbëdhjetë muaj pas filmit hit të saj “Djali duhet të dalë në ajër të pastër” sjell versionin filmik të romanit të Kerr në ekranin e kinemasë. Me Annën e dëshpëruar, që ndahet nga lepuri i saj rozë, nis filmi i cili bazohet tek romani.
Historia e një arratie nga Gjermania naziste
Anna jeton në Berlin me prindërit e saj (të luajtur nga Carla Juri dhe Oliver Masucci) dhe me vëllain e saj të madh (Marinus Hohmann). Babai është një gazetar i njohur, që është kritik ndaj Adolf Hitlerit dhe nazistëve, qëndrim të cilin e shpreh qartë edhe në artikujt e tij. Ngjarja fillon menjëherë para zgjedhjeve në Gjermani në mars 1933, që do të sjellin në pushtet nazistët. Familja e Anës mërgon së pari nga Berlini në Cyrih, më vonë në Paris dhe Londër. Me kalimin me anije për në Angli përfundon filmi.
Babai i Anës është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset familjes, edhe për faktin se ata janë hebrej. Vendimi për të ikur në mërgim në Zvicër merret shpejt, valixhet bëhen gati me ngut, vetëm gjërat e domosdoshme duhet të merren me vete – dhe kështu lepuri lihet në Gjermani. Me lodren prej pellushi, që papritmas nuk është më, Judith Kerr ka gjetur një imazh të fortë letrar për të shprehur humbjen e atdheut dhe të kujtimeve të fëmijërisë.
Një histori arratisjeje nga perspektiva e një fëmije
“Lehtësia e rrëfimit më ka befasuar që atëherë”, kujton regjisorja Caroline Link: “Kjo ishte një histori për dëbimin dhe arratinë nga Gjermania naziste dhe megjithatë toni ishte optimist, gati i palënduar”. Një libër (dhe tani një film) mbi temën e nacionalsocializmit, dëbimit dhe antisemitizmit. Në “ton optimist”? A është e mundur kjo? Judith Kerr ka shkruar një libër për fëmijët, këndvështrimi fëminor pra ka qenë i rëndësishëm për të dhe ajo dëshironte t’i afronte lexuesit e rinj me një temë, që nuk është aspak fëminore: tmerret e epokës naziste. Ajo ia ka arritur me sukses kësaj. Deri më sot libri i Kerr është shitur mbi një milionë kopje.
Caroline Link tregon, se Kerr i ka treguar “se ka patur kryesisht kujtime pozitive nga vitet në Zvicër dhe Paris. Për të dhe vëllain e saj ato ishin kryesisht vite me aventura”. Link thotë se i pëlqen që tregimi rrëfehet nga këndvështrimi i një vajze nëntëvjeçare: “Fëmijët nuk kanë pse të kenë frikë nga kjo histori, ajo nuk është mizore apo e tmerrshme, ajo ka shumë aspekte pozitive me gjithë melankolinë, që Anna dhe familja e saj nga njëra ditë në tjetrën humben shtëpinë, mirëqenien dhe gjuhën amtare për shkak të zhvillimeve politike”.
Si mund t‘i njohësh fëmijët me temat e vështira historike
Caroline Link shpesh në të kaluarën ka arritur të vërë në skenë tema emocionalisht të vështira, por pa i bërë ato klishe mallëngjyese. Këtë ka synuar ta arrijë edhe me librin klasik për fëmijë dhe të rinj “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trendafili”: “Guximi me të cilin ajo (Anna) vështron përpara dhe kërkon rrugën e saj në një jetë të re, më ka prekur gjithnjë shumë”, thotë Link. “(…) Ne përjetojmë diskriminimin dhe varfërinë gjithnjë e më të madhe të kësaj familjeje, por edhe ngrohtësinë e prindërve dhe mbështetjen intelektuale nga babai, i cili gjithnjë u thotë fëmijëve: Ai që vetëm ankohet vetëm për atë që ka humbur, atij mund t’i ikë e reja dhe e mira që sjell me vete secili ndryshim”.
E megjithatë mbetet një problem në këtë film. Ndoshta kjo mund të jetë qasja e duhur për të konfrontuar fëmijët me temën: jo me skenarë tmerri dhe horrori. Por kështu vështirë se mund të arrihen shikuesit e moshuar.
Në reagimin e saj të parë gazeta mujore “Jüdische Rundschau” duket se i ka rënë pikës kur thotë se nga adaptimi filmik i librit të Kerrit nuk ka dalë një film klishe, ngaqë rreziku nga subjekti ekzistonte dhe se Link i ka rezistuar tundimit për të bërë paralele të thjeshta bashkëkohore: “Filmi i luajtur mirë dhe i fotografuar bukur nga fituesja e Oskarit nuk bën gabimin të paralelizojë situatën e refugjatëve më së shumti myslimanë, të cilët janë kryesisht thjesht migrantë, me situatën e hebrenjve në Gjermaninë naziste nën një premisë të gabuar: se antisemitizmi është vetëm një prej mizatropive të shumta ndaj grupeve të caktuara, prej të cilave aktualisht “islamofobia” është më virulentja”.
Reklamohet si film për Krishtlindje: “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trendafili”
Filmi ishte “pa dyshim apolitik”, thotë gazeta. Por që shpërndarësit e reklamojnë filmin “Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trendafili” si “film për Krishtlindje për të gjithë familjen”, kjo të rrënqeth. Një film për dëbimin, antisemitizmin dhe ksenofobinë si “film për Krishtlindje”?
“Shoqërimi i vazhdueshëm i rrëfimit përmes muzikës prekëse dramatike krijon një atmosferë të këndshme (…) dhe synon që së bashku me pamjet e bukura në rajonet malore të Zvicrës dhe në Parisin urban të sjellë një film për Krishtlindje për zemrën dhe tërë familjen”, përmbledh “Jüdische Rundschau” përshtypjet e saj dhe vazhdon: “Kjo mund të jetë e pranueshme për këtë periudhë të vitit, por jo për historinë, e cila është kaq brutale dhe e shëmtuar …”
/DW