Filmi “Zgjoi” nuk e vazhdoi rrugëtimin në “Oscar”.
Me filmin “Zgjoi”, çmimi “Oscar” për Kosovën ka qenë afër, por rrugëtimi i tij ka përfunduar të martën kur ai nuk zuri vend në mesin e pesëshes së nominuar. Por, gjithsesi ekipi nuk është zhgënjyer, filmin e pret një rrugëtim nëpër kinema e festivale në të katër anët e botës, transmeton Fol Drejt.
Regjisorja Blerta Basholli nuk e ka ndalur punën. Ajo menjëherë pasi është uruar nga kolegët për suksesin e filmit edhe pa nominim, ka thënë se do të nisë projektin e ri.
Projekti i ti është një film për jetën e saj në Kosovën e viteve ‘90./FolDrejt/