NASA ka filmuar një vrimë të zezë gjigante që gllabëron një yll 375 milionë vite dritë larg tokës.
Shpërthimi që astronomët mundën të ndiqnin nga fillimi deri në fund, ndodh një herë në 10 mijë deri në 100 mijë vite në një galaksi me përmasat e rrugës së qumështit.
Vrimat e zeza zakonisht gjenden në qendër të galaksive më të mëdha, përfshirë rrugën tonë të qumështit. Vëzhgimi i çlirimit të dritës ndërsa vrima e zezë gllabëron yllin dhe shpërndan materialin yjor në një formë spirale, mund të ndihmojë astronomët të kuptojnë sjelljen e vrimave të zeza, një mister shkencor që kur fizikanti Albert Einstein ekzaminoi ndikimin e gravitetit në dritën në lëvizje.