Robert Lewandowski vazhdon të marrë vëmendjen e mediave për të ardhmen e tij. Barcelona është skuadra që po kërkon shërbimet e sulmuesit polak të Bayern Munich.
Sipas “AS” negociatat mes palëve po shkojnë mirë, teksa thuhet se është arritur marrëveshja mes tyre, me një kontratë për 3 sezone në “Camp Nou”, teksa polaku do të përfitonte 9 milionë euro në sezon.
Dje, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ishte në zyrat e Barcelonës dhe duket se është finalizuar marrëveshja.
Po sipas të njëjtit burim, Barcelona në asnjë rast nuk është e gatshme të kalojë shifrën prej 60 milionë euro gjithsej, sidomos duke pasur parasysh moshën e lojtarit (në gusht mbush 34 vjeç) dhe se kontrata përfundon vitin e ardhshëm dhe ai do mbetej lojtar i lirë.