Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është finalizuar Programi Kombëtar i Shkencës për periudhën 2023 – 2028, teksa ka bërë me dije se të njëjtin e ka pranuar sot nga kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Prof. Myzafere Limani dhe sekretarja Prof. Mihane Kerolli.
Ministrja Nagavci në postimin e saj njëherit ka falenderuar anëtarët e Këshillit, “të cilët kanë punuar me përkushtim që ta kemi këtë dokument të rëndësishëm, i cili orienton politikat e kërkimit shkencor në vendin tone”, ka thënë ajo.
Nagavci ka vlerësuar se zhvillimi i shkencës është i domosdoshëm për rritjen dhe avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.
“Kjo është arritje madhore dhe e rëndësishme, e realizuar falë funksionalizimit të Këshillit Kombëtar të Shkencës, pas thuajse një dekade”, thotë ajo tutje në postim./FolDrejt/