Finalja e Ligës së Kampionëve u pasua me trazira publike dhe ankesa nga disa tifozë të Liverpool për trajtimin e vrazhdë të policisë franceze.
“Dy raporte të rasteve të përdorimit të mundshëm disproporcional të forcës gjatë trazirave fundjavën e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris i janë dorëzuar shërbimit mbikëqyrës të policisë franceze,” tha Gerald Darmanen, ministri i brendshëm francez para Senatit.
Darmanen është vënë nën kritika si nga Franca ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar për mënyrën se si kanë luajtur Liverpool dhe Real Madrid, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.