Pas aneksimit të Krimesë në mars 2014; BE-ja, SHBA-ja dhe disa shtete tjera (përfshirë edhe Shqipërinë) vendosën sankcione ekonomike për të kërcënuar Rusinë.
“Më e dhimbshe ishte ulja drastike e çmimit të naftës, që për pak nuk gjunjëzoi Rusinë,” shkruan prestigjiozja britanike Financial Times, përcjell foldrejt.com.
Por tani, nga disa metrika, ekonomia ruse me 1.7 trilionë dollarë, duket më mirë sesa disa vite më parë. Gjithashtu është krijuar edhe fondi i pavarur prej 124 miliardë dollarë, eksportet kanë gjetur tregje të reja dhe importet kanë gjetur alternativa të brendshme.
Disa ekonomistë argumentojnë se pasqyra ekonomike në Rusi është më mirë sot, sesa do ishte pa sankcione.
“Ekonomia ruse është më rezistente ndaj sankcioneve sesa shumë frikësoheshin dikur në 2014,” thotë ekonomistja Sofya Donets, përcjell foldrejt.com.
Edhe presidenti Vladimir Putin tha gjatë fjalimit të fundvitit se sankcionet e kanë pavarësuar më shumë Rusinë.
Suficiti ekonomik, bota është më e madhe sesa ‘Perëndimi’
Kur jemi të shifrat, sankcionet ekonomike nuk kanë sjellur në recension Rusinë. Bile buxheti i saj është rritur 1.2 përqind në vitin e kaluar, kurse pritet të jetë 1.6 përqind këtë vit dhe 1.8 përqind në 2021.
Poashtu, rezultatet tjera janë impresive. Borxhi publik i shtetit është 15 përqind e PBB, kurse te shtetet e BE kjo shifër mesatarisht është 80 përqind.
Ngjashëm, rezervat shtetërore nga 2015 janë rritur 50 përqind në 542 miliardë dollarë. Proshimi i grurit ka arritur rekord dhe me grurin edhe i gjithë sektori i fermerëve.Vitin e kaluar eksportet bujqësore ruse arritën vlerën e 24 milliardëve dollarë, dyfish më shumë sesa eksporti i armëve. Gjithë kjo është mbështetur edhe nga ngritja e vlerës së naftës në berzën ndërkombëtare.
Me një fjalë, Rusia tash i ka zëvendësuar partnerët e dikurshëm në Perëndim me partnerë të rinj në Afrikë dhe Kinën. Në tre vitet e fundit shkëmbimet tregtare mes Kinës dhe Rusisë janë rritur 53 përqind – në 107 milliardë dollarë. Në samitin e fundit me Afrikën, Putin priti 43 krerësh shtetesh.
Kjo do të thotë se embargot, sankcionet dhe gjërat e ngjashme sot nuk vlejnë.
“Një problem për Rusinë sot do ishte sikur Perëndimi papritur do largonte sankcionet ekonomike”, e përmbyll shkrimin FT./Foldrejt.com