Komiteti parlamentar finlandez i ngarkuar për mbrojtjen arriti në përfundimin se anëtarësimi i vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut do të rriste ndjeshëm shanset e vendit për të shmangur bërjen e një objektivi të “agresionit rus”.
Anëtarësimi në NATO është alternativa më e mirë që garanton sigurinë kombëtare për Finlandën, njoftoi sot komisioni i Parlamentit Finlandez përgjegjës për mbrojtjen, përpara vendimit zyrtar të vendit nëse do të anëtarësohet në Aleancë.
Komiteti dha një opinion për këtë çështje në përgjigje të letrës së bardhë të qeverisë për politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.