Finlanda dhe Suedia janë të përkushtuara për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s në të njëjtën kohë, thanë kryeministrat e të dy vendeve.
Vendet nordike nisën ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Të gjithë anëtarët e NATO-s, përveç Turqisë dhe Hungarisë, i kanë ratifikuar aplikimet.
“Është shumë e rëndësishme për ne, sigurisht, që Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen NATO-s dorë për dore,” u tha gazetarëve kryeministrja finlandeze Sanna Marin, duke shtuar se ajo kishte diskutuar shqetësimet e Turqisë me Presidentin e saj Rexhep Tajip Erdogan në Pragë kohët e fundit./FolDrejt/