Ministri finlandez i Mbrojtjes Anti Kaikonen miratoi gjithashtu përgatitjet për blerjen e përbashkët të armëve të zjarrit të kalibrit të vogël, duke përfshirë pushkë sulmi dhe armë mbrojtëse personale.
Finlanda dhe Suedia do të blejnë bashkërisht armë zjarri portative dhe antitank, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes finlandeze, ndërsa dy vendet nordike paraqitën aplikime për anëtarësim në paktin e NATO-s. Të dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin duke iu bashkuar marrëveshjes për blerjen e armëve antitank nga prodhuesi suedez i armëve Saab Dynamics, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.