Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, njoftoi se më 12 maj do të shpallë vendimin e tij nëse vendi i tij do të anëtarësohet ose jo në NATO.
Duke thënë se situata e sigurisë në rajon ka ndryshuar, Niinistö vuri në dukje se vendimin e tij do ta marrë pas takimit me qeverinë, partitë politike dhe organizatat joqeveritare.
Niinistö deklaroi se përdorimi i ashpër i forcës ushtarake nga Rusia ka shkaktuar shqetësime.
Sipas gazetës suedeze Expressen, Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë për anëtarësim në NATO në datat 17 deri më 21 maj.