Në Helsinki të Filandës, Shoqata e Ukrainës në këtë vend ka vendosur një memorial për fëmijët e vrarë në Mariupol.
Në shesh janë vendosur dhjetëra këpucë për fëmijë që rrethojnë tutat e verdha të një fëmije, transmeton Fol Drejt.
Është e paqartë se sa fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt, por më herët gjatë ditës së sotme prokurori i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi shifra të reja duke thënë se të paktën 177 kanë vdekur dhe 336 janë plagosur./FolDrejt/