Finlanda po përgatit një tjetër paketë ndihme mbrojtëse për Ukrainën, një vendim për të cilin do të merret në javët në vijim, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Mikko Savola, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Finlanda mbështet Ukrainën. Ne po përgatisim paketën e 12-të të ndihmës. Vendimet do të merren në javët e ardhshme”, tha ministri.
Sipas ministrit, për arsye sigurie nuk bëhet e ditur përmbajtja e paketës së ndihmës.
Siç raportoi Ukrinform më herët, Shtetet e Bashkuara konfirmuan një paketë të re të mbështetjes mbrojtëse për Ukrainën në shumën prej më shumë se 3 miliardë dollarë, e cila do të përfshijë, në veçanti, automjetet luftarake Bradley, transportuesit e blinduar të personelit, obusët vetëlëvizës, armët raketore, municionet dhe të tjera. /FolDrejt/