Autoritetet finlandeze kanë filluar ndërtimin e seksionit fillestar prej tre kilometrash të gardhit pranë pikës kufitare me Rusinë në juglindje të vendit, të cilin planifikojnë ta përfundojnë në qershor, shkruan Bloomberg.
Projekti synon të përmirësojë mbikëqyrjen dhe sigurinë dhe autoritetet finlandeze thonë se nuk do të mbulojë të gjithë gjatësinë e kufirit prej 1,343 kilometrash, por plani është të mbulojë vendet më të rrezikshme.
Pjesë e projektit do të jetë edhe ndërtimi i rrugëve ponton prej betoni për kalimin e kënetave./FolDrejt/