Kreshnik Ahmeti, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, është takuar me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori.
Sumuvuori tha se kishte diskutime të shkëlqyeshme me Ahmetin në çështje të ndryshme.
“Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Sumuvuori në llogarinë e saj.
Kujtojmë se Kosova javën e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa vendimi për anëtarësim i takon Këshillit të Ministrave./FolDrejt/