Ministri i Jashtëm i Finlandës ka thënë se shpreson se do të merret një vendim për furnizimin me tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, duke shtuar se vendi i tij është gati të furnizojë njësitë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi aktualisht në diskutime intensive se çfarë mund të bëjmë më shumë si Bashkimi Evropian, [dhe] vendet nordike për të ndihmuar Ukrainën,” tha Pekka Haavisto në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Diskutimi është në vazhdim për tanket Leopard. Shpresoj se ky vendim do të bëhet i vërtetë dhe Finlanda është padyshim e gatshme të luajë rolin e saj në këtë mbështetje.”/FolDrejt/