Presidenca e Finlandës njoftoi se nesër në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel do të vazhdojnë nën drejtimin e NATO-s bisedimet mes Finlandës, Suedisë dhe Türkiye-s (Turqisë).
Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Presidencës finlandeze thuhet se bisedimet në nivel zyrtar mes Finlandës, Suedisë dhe Türkiye-s do të vazhdojnë nesër në Bruksel, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një përfaqësues i NATO-s i cili ka folur për agjencinë zyrtare suedeze të lajmeve TT tha se përfaqësuesit e lartë të Türkiye-s, Finlandës dhe Suedisë do të takohen nesër me zyrtarë të nivelit të lartë të NATO-s në selinë në Bruksel me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./FolDrejt/