Finlanda ka pranuar të strehojë 130 azilkërkues nga Greqia (100 fëmijë dhe 30 të rritur), për t’i ardhur në ndihmë shtetit grek në këtë kohë të vështira që po kalon vendi.
Ky solidaritet i Finlandës vjen pas Gjermanisë dhe Luksemburgut të cilat kanë strehuar nga kampet e refugjatëve në Greqi 47 dhe 12 fëmijë respektivisht.
Ishujt Lesbos dhe Kos janë stërmbushur me refugjatë, të cilët kanë filluar të vijnë nga Turqia si pasojë e hapjes së kufirit për ta. Prej atëherë Greqia kërkon solidaritet dhe ndihmë europiane, për ta tejkaluar krizën sëbashku./Foldrejt.com