Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke braktisur një politikë të gjatë të neutralitetit ushtarak.
Zyrtarët finlandezë do të vijnë në Ankara të martën për të diskutuar kërkesën e Helsinkit për anëtarësim në NATO, njoftuan sot agjencitë turke të lajmeve, transmeton Fol Drejt.
Delegacioni nga Helsinki do të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë e Finlandës, e cila do të takohet me shefin e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë, Kasim Çiçek./FolDrejt/