Fiorentina ia ka besuar sërish skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm trajnerit Vincenzo Italiano, me palët që kanë gjetur marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
Të martën do të ketë një tjetër takim në Firence mes palëve ku do të saktësohet edhe kohëzgjatja e kontratës: rinovim deri në vitin 2024 apo deri në vitin 2025.
Pasi të zgjidhet edhe ky detaj, palët do të firmosin kontratën, sipas të cilës Italiano do të përfitojë 1.7 milionë euro në sezon. Sezoni i parë i teknikut në krye të Fiorentinës ka qenë pozitiv, pasi skuadra mbylli kampionatin në vendin e 7-të në renditje dhe u rikthye në Europë pas 5 sezonesh.
Italiano ka arritur 23 fitore, 5 barazime dhe 16 humbje në krye të Fiorentinës në ndeshjet zyrtare në kampionat dhe Kupë Italie. /abcnews.al/