Fiorentina njofton se kanë rezultuar gjashtë raste të reja me COVID-19, tre prej tyre lojtar dhe tre staf, pas raundit të parë të testeve mjekësore.
Të gjitha klubet e Serie A janë duke kryer teste me shtupë para se të kthehen në stërvitje, në mënyrë që të sigurohen që të gjithë janë të pastër nga koronavirusi përpara se të fillojnë stërvitjet.
Me një deklaratë të lëshuar këtë mbrëmje, Fiorentina njoftoi se ata “kanë identifikuar tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit që janë pozitivë për COVID-19”.
Këta individë janë izoluar dhe pjesa tjetër e skuadrës do të nisë stërvitjen nesër.