Daily Star ka raportuar se një fitues i ri është shfaqur në garën për të blerë Liverpool. Pasi FSG vuri klubin në shitje javën e kaluar, disa kompani janë dukur të interesuara për të blerë palën angleze, transmeton Fol Drejt.
Por duket se Stephen Pagliuca dhe firma e tij e investimeve Bain Capital mund të jenë pronarët e rinj të klubit. Së bashku, pasuria e tyre arrin në 119 miliardë funte dhe janë vetëm pas pronarëve të PIF të Newcastle United, pasuria e të cilëve është 320 miliardë paund .
Megjithëse shuma e pasurisë që Bain Capital do t’i sillte klubit do të ndihmojë Liverpool-in dhe duke marrë parasysh madhësinë e klubit ata do të kenë më shumë hapësirë për të manovruar me rregulloret e FFP-së. Një faktor tjetër është se pronari aktual i Reds është mjaft i njohur me Pagliuca dhe është i gatshëm t’i shesë atij klubin./FolDrejt/