Një firmë zviverane ka shkruar se është kundër punësimit të shqiptarëve, kroatëve, turqve dhe personave tjerë nga “vendet e ngrohta,” shkruan 20min.ch, përcjell foldrejt.com.
Kjo ka sjell zemërime për moszbatimin e konkurrencës së lirë, kurse përgjegjësit flasin për një gabim.
“S.Arifi gjeti një vend të lirë pune si ndihmës në portalin job-room.ch, kur papritur lexoi – punëtorët tanë nuk duhet të kenë nacionalitetet si vijon: shqiptar, kroat, turk dhe të personave tjerë nga vendet e ngrohta si Brazili,” shkruante aty.
Shqiptarja nga Lufingen ZH ishte tepër e habitur për këtë shkrim racist dhe po e lexonte përherë të parë, që për një punësim në mënyrë eksplicite të vendosej edhe origjina e personit.
Nga punëtoria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një lëshim dhe gabim, që janë duke e hetuar nga brenda.
“Ne duam ti kërkojmë falje të gjithë të prekurve, veçanërisht zonjës Arifi,” thanë nga firma./Foldrejt.com