Duke folur për Sky Germany, agjenti i sulmuesit të Liverpool, Roberto Firmino, Roger Wittmann deklaroi se klubi dhe klienti i tij kanë zhvilluar bisedime pozitive në lidhje me rinovimin e tij.
Kontrata e Firminos skadon në fund të sezonit dhe raportohet se ka shumë klube të interesuara për nënshkrimin e tij. Sidoqoftë, sipas Wittmann, e ardhmja e sulmuesit do të jetë e qartë këtë muaj, transmeton Fol Drejt.