Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë në fund të sezonit. Ky informacion u publikua fillimisht nga Florian Plettenberg, një gazetar i Sky Sport.
Plettenberg zbulon se Firmino, sulmuesi brazilian, ia ka dhënë sot trajnerit Jurgen Klopp lajmin për largimin e tij. “Ishte një bisedë e mirë,” thotë Plettenberg.
Klopp më herët tha se dëshironte që 31-vjeçari Firmino t’i zgjaste kontratën, por nuk u arrit marrëveshje, kështu që braziliani sezonin e ardhshëm pritet të luajë në një klub tjetër.
Firmino është në Liverpool që nga viti 2015. Klubi anglez pagoi për të 41 milionë euro te Hoffenheim. Ai luajti 352 ndeshje për Liverpoolin dhe shënoi 107 gola dhe 78 asistime. Katër vjet më parë ai ishte kampion i Evropës, dhe tre vjet më parë ai fitoi Premier League. /FolDrejt/