Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë firmosur sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.
Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.
1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor
3.Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e bashkëpunimit të minierave dhe energjisë
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile
Samiti i radhës për “Ballkanin e Hapur” çeli sot punimet në Beograd, me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç‘është Evropa për Ballkanin, shkruan abcnews, transmeton Klankosova.tv.