Mesditën e së hënës ishte qetë, e gjithçka zhvillohej normalisht në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
Mirëpo mbrëmjen e së dielës, afër kësaj zone u dëgjuan pesë krisma diku afër shkollës teknike.
”Mbrëmë ka pas shpërthime po mbrëmë e kanë pas nifar feste te tyren çka po di unë, nashti shkaku i qasaj feste janë gëzu e janë emocionu”, tha Gafurr Begu, banor i kësaj lagjeje, transmeton klankosova.tv.
Ai thotë se krismat në këto anë tashmë janë bërë të zakonshme për banorët.
Përfaqësuesi i komunitetit politik shqiptar dhe boshnjak në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku thotë se banorët e kësaj ane ndihen të shqetësuar.