Pavarësisht se Bellorusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e ka për detyrë të respektojë flamurin e saj falë tre sportisteve të talentuara të xhudos.
Loriana Kuka ia ka sjell medaljen e tretë Kosovës në Lojërat Evropiane, duke e fituar medaljen e bronztë në “Minsk 2019”, informon foldrejt.com.
Në meçin final për vendin e tretë, Kuka mposhti veteranen gjermane Luise Malsahn e cila ishte medaliste botërore në vitin 2015.
Deri në momentet e fundit Loriana Kuka ishte në disavantzh por 30 sekonda pa përfunduar lufta ajo arriti ta fitojë ndeshjen me një Ippon fenomenal.