Kur Ekrem Imamoglu (CHP) fitoi zgjedhjet e Stambollit në 31 mars, menjëherë u rritën akcionet e firmave më të madhe turke të birës Efes (plus 5.5 përqind) dhe Turk Tuborg (2.5 përqind), shkruan austriakja Der Standard.
Kjo për shkak se ata shpresuan që kandidati i ri të bëjë lëshimë në konsumimin publik të pijeve alkoolike. Por kjo nuk ka ndodhur akoma deri tani. Deri tani kjo nuk ka ndodhur, përcjell foldrejt.com.
Me ardhjen në pushtet të partisë së Rexhep Taip Erdogan, AKP, u ndalua shitja e alkoolit në një rreze prej 100 metrash larg shkollave dhe xhamive; u rritën tarifat 70 përqind dhe nuk mund të shitej alkool pas orës 22 – vetëm me licencë të posaçme.
Në kohën kur presidenti Erdogan më mirë pinte ajran dhe çaj, sipas statistikave një e treta e turqve janë konsumatorë të alkoolit. Ata bazohen në traditën e themeluesit të shtetit të tyre Qemal Ataturk, i cili u sëmur nga rakia (ai vdiq në moshën 57 vjeçare pas sëmundjes së mëlçisë.
Sipas traditës islame, një ndër shtatë mëkatet më të mëdha është edhe konsumimi i alkoolit./Foldrejt.com