Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), ka pritur sot në takim kryetarët e rijnë të zgjedhur në komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton Fol Drejt.
Krasniqi e ka informuar opinionin publik nëpërmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook:
“I shoqëruar nga asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Arta Berisha, kam pritur në takim Kryetarët e rijnë të zgjedhur në Komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL, do të jetë në koordinim me Kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj” – ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Ende nuk dihet se kur këta të zgjedhur do ta fillojnë punën në institucionet lokale./FolDrejt/