Analisti politik Jasmin Mujanoviq ka reflektuar për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, duke thënë se fituesit më të mëdhenj të fitores së Milatoviqit ishin Vuçiq, Dodik dhe Putin, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Nuk ka dyshim se fituesit më të mëdhenj të fitores së Milatoviqit në Mal të Zi janë Vuçiq, Dodik dhe Putin. Do të ketë disa përfitime dytësore për Plenkoviçin dhe Ramën, por kjo është një fitore e madhe për ‘Srpska Rijeka’. Dhe kështu, natyrisht, shenjë e errët për BeH dhe Kosovën”, tha Mujanoviq.
Mujanoviq shtoi se ka rezultuar se njerëzit kanë gabuar me Abazoviqin dhe se do të gabojnë me presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi.
“Njerëzit që do të pretendojnë të kundërtën janë ata që ju premtuan rrejshëm në vitin 2020 se Dritan Abazoviq është një reformator properëndimor. Ata e kishin gabim atëherë dhe e kanë gabim tani me Milatoviqin,” tha ai.
Kujtojmë se Jakov Milatoviq fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke fituar rreth 60 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij dhe ish-presidenti Milo Gjukanoviq fitoi rreth 40 për qind.
“Sonte është nata të cilën e kemi pritur për më shumë se 30 vjet dhe le të kemi të gjithë ne një fitore të lumtur”, tha mbrëmë Milatoviq.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe diplomati shumëvjeçar i këtij vendi, Miodrag Vlahoviq, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e Milatoviqit për Klix.ba.
Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë një gjendje të trishtuar në vend.
“Mali i Zi është në një situatë të vështirë pas politikës destruktive të dy viteve të fundit që ne kemi qenë dëshmitarë. Kemi fitoren e një kandidati që erdhi në atë pozicion rastësisht dhe programi i të cilit ka fraza populiste që nuk mund t’i mbijetojnë kritikës logjike,” tha Vllahoviq.
Ai theksoi se kjo tregon një gjendje të trishtë në të cilën ka rënë Mali i Zi.
“Kjo për faktin se si në media, ashtu edhe në kuptimin propagandistik jemi kthyer në një lloj funksioni të Serbisë, një lloj organi i varur që drejtohet, menaxhohet dhe ndikohet në mënyra gjithnjë e më të dukshme nga Beogradi, me degë duke arritur edhe në Moskën e Putinit”, tha Vllahoviq. /FolDrejt/