Gjuhët janë variabile dhe shtohen dita-ditës përmes huazimeve të ndryshme. Kjo po ndodh edhe me gjuhën gjermane që e ka futur tashmë në fjalorin e saj edhe fjalën Inshallah – Dashtë Allahu.
Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, Duden, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “Inshallah” është shtuar si “Inschallah”. Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”. Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala ka origjinë nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh në mesin e myslimanëve.
Për krahasim, në fjalorin e Gjuhë së Sotme Shqipe, nuk gjendet fjala inshallah./Foldrejt.com