Më 07 nëntor të vitit 1915 në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Xhorxh Fred Uilliams, ish ambasador amerikan në Greqi, në një tubim të thirrur për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, mbanë këtë fjalim antologjik:
Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. E dua Shqipërinë, i dua burrat e Shqipërisë, siç e dua Amerikën, siç i dua burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës.
Shqipëria do të jetë e lirë! Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjera. E lash Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Evropës, e cila tani po i lan gjynahet e saj.
Unë protestova kundër paudhësisë së Evropës, kundrejt Shqipërisë. Lash vendin tim zyrtar dhe ju siguroj se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime…
Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për Kombin Shqiptar, ata janë vëllezërit e Kombit Amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.
Më shumë respekt dhe gjithmonë falënderues!/FolDrejt/