Një ditë më parë në Kosovë është kujtuar beteja e lavdishme e Koshares, në të cilën luftëtarët nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), bashkuan kufirin shqiptaro shqiptar. Këtë betejë e ka kujtuar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, por fjalët e tij duket se e kanë provokuar një ish komandant të zonës, shkruan Fol Drejt.
“Në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, Beteja e Koshares mund të shihet edhe si një panoramë e të gjitha betejave, te e cila mund të lexohen të përbashkuara karakteristikat e të dyja palëve ndërluftuese. Atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në betejën për çlirimin e Kosovës nga Serbia, u ndihmua edhe nga ushtarët vëllezër prej Shqipërisë, si dhe e cila me luftën e saj të drejtë për liri, fitoi edhe përkrahjen e vullnetarëve të huaj në këtë rast, por mbi të gjitha, të aleancës së NATO-s, që përshpejtoi çlirimin e plotë të Kosovës. Në anën tjetër, atyre që po luftonin në një betejë të padrejtë dhe për një tokë që s’ishte as nuk mbeti e tyrja, forcave serbe për të cilët, Beteja e Koshares ishte ferri mbi tokë” – ka shkruar ndër të tjera Kryeministri Kurti.
Por Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) veç që i ka cilësuar si provokuese fjalët e Kurtit ku thotë se ushtria serbe po e “mbronte një tokë që nuk është e tyre”.
“Ushtria që komandova, jo vetëm e mbrojti, por edhe e mbrojti Kosovën si pjesë e Serbisë”, ka thënë nënkryetari dhe deputeti i POKS-it, Ljubinko Gjurkoviq, ish komandant i zonës ku Koshare ka qenë gjatë agresionit të NATO-s, thuhet në komunikatën e POKS-it.
Sipas tij, të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, në një mënyrë, ia kanë mohuar fitoren në Koshare UÇK-së.
Ua kujtojmë që kjo betejë ishte e ashpër dhe rezultoi me humbje të mëdha nga ana e forcave militare e paramilitare serbe, ku për rrjedhojë u vranë mbi 100 dhe u plagosën qindra të tjerë./FolDrejt/