“Unë jam një psikopat!” ishin fjalët e para të Kosta Keçmanoviqit (14), i cili vrau tetë nxënës të shkollës “Vladislav Ribnikar”, portierin dhe plagosi mësuesin, si dhe gjashtë fëmijë të tjerë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Siç mëson “Informer”, ai është larguar i qetë nga shkolla pas masakrës. Megjithatë, ai u gjet shpejt nga një patrullë policie dhe u arrestua.
Është çarmatosur dhe teksa inspektori i ka vënë prangat e ka pyetur pse i ka vrarë fëmijët. Kosta i ka thënë: Jam psikopat!”, tha një burim nga hetimi.
Keçmanoviq konsiderohej si një nga nxënësit më të talentuar të shkollës fillore ku kreu krimin.
Siç mëson Informer, Kosta ka shkuar në garat e matematikës dhe biologjisë dhe ka fituar çmime dhe vlerësime të shumta. Ai konsiderohet si një nga nxënësit më të talentuar të shkollës fillore ku kreu masakrën. /FolDrejt/