Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur një rubrikë “Fjalët e Shenjta” ku poston hadithe, ajete Kurani, citate të Biblës, por edhe poezi nga Bektashinjte, citate nga budistët, hinduistët dhe persona të shquar si presidenti Abraham Lincoln. Por një pyetje e natyrshme është se cilat postime janë pëlqyer më shumë?
Në një analizë nga 17 dhjetor (ora 00:01), rezultaten janë si vijon:
Dalai Lama (budist) mbi 3400 pëlqime, postuar si thënie në 15 dhjetor.
Abraham Lincoln mbi 6200 pëlqime, postuar si thënie 15 dhjetor.
Kurani është cituar në 13 dhe 14 dhjetor me mbi 11 mijë pëlqime dhe 7600 pëlqime gjegjësisht.
Poezia e Hafiz Ali Korces mbi 5300 pëlqime, postuar 12 dhjetor.
Këtu mund të përmendim edhe “Vizita e hoxhallarëve të diasporës” 11 dhjetor me mbi 4200 pëlqime.
Kur jemi te hadithet, janë postuar disa sosh: 11 dhjetor (mbi 6400 pëlqime), 5 dhjetor (mbi 12 mijë pëlqime).
Kur jemi te Bibla, postimi i 10 dhjetorit dhe 8 dhjetorit nga Bibla merr mbi 4100 pëlqime, kurse ai i 4 dhjetorit mbi 4200 pëlqime. Në 3 dhjetor, citati biblik merr mbi 6900 pëlqime.
Në 9 dhjetor postohet poezia e Naim Frashërit, e shenjtë për bektashianët shqiptarë – merr mbi 4600 pëlqime.
Një citat i shenjtë nga hinduizmi në 7 dhjetor merr mbi 4600 pëlqime.
Thënia nga Imam Aliu në 6 dhjetor merr mbi 6700 pëlqime.
Kurse citati i parë (2 dhjetor) nga El Busti, ku Edi Rama, përherë të parë shton – Allahu e mëshiroftë – merr mbi 14 mijë pëlqime.
Kur jemi te pëlqimet dhe ndjekjet, dy Videot e presidentit Erdogan në 8 dhjetor marrin sëbashku 28 mijë pëlqime, kurse videoja e Ronaldos me Buffon që takojnë dy fëmijët fatkeq shqiptarë marrin mbi 65 mijë pëlqime (postuar 6 dhjetor)./Foldrejt.com