Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin amerikan në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri, shkruan Fol Drejt.
Ambasada në njoftimin e saj në Facebook theksoi se si pranim i vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, i është bashkuar Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit amerikan në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike.
Kujtojmë se dje, presidentja Osmani bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore të saj, kishte shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 në Turqi dhe Siri, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar. /FolDrejt/