Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë një fotografi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës e cila shihet e ndriçuar me ngjyrat e flamurit turk, në nderim të viktimave të tërmeteve që goditën Turqinë të hënën në mëngjes, shkruan Fol Drejt.
“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndriçojmë kuq e bardhë ndërtesën e Qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë.”, shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/