Flamurtari ka filluar punën për edicionin e ri, ku do të garojë në Grupin B të Ligës së Parë.
Kuqezinjtë kanë nënshkruar me 10 futbollistë. Ardhmja më e madhe konsiderohet Leart Emini, i cili iu bashkua prishtinasve pas një sezoni të mirë në aspektin individual me Trepcën ’89.
Me klubin kanë nënshkruar edhe Lorik Maxhuni, Bashkim, Shala, Arbnor Zeqiri, Arnis Latifi, Afrim Ademi, Dorant Ahmetaj, Denis Haliti, Dardan Sekiraqa dhe Etrit Halimi.
Flamurtari ka konfirmuar që trajneri i ekipit për edicionin 2020/21 do të jetë Jusuf Tortoshi, transmeton Olle.
Ndryshe, ekipi prishtinas është favorit për Grupin B në Ligën e Parë, ku ka konkurrencë dukshëm më të vogël se Grupi A.