Vlerësohet se të paktën 346 fëmijë janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse në Ukrainë, ka bërë të ditur zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës.
Thuhet se deri në mëngjesin e sotëm, rreth 991 fëmijë janë lënduar në këtë vend si rezultat i luftës, që shpërtheu në fund të shkurtit, transmeton Telegrafi.
Nga ta 346 janë vrarë dhe 645 tjerë janë plagosur. Megjithatë, prokurorët ukrainas theksuan se “këta numrat nuk janë final”, dhe se po punojnë t’i llogarisin edhe rastet ku po mbahen peng
Në shumë qytete si Chernihiv, Luhansk, Mykolaiv, Kherson dhe Zaporizhia janë lënduar shumë fëmijë.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot ka bërë të ditur se janë aktivizuar sirenat në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore. /Telegrafi/