Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Flet autori i emrit UÇK / Nga kush u themelua Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

 

Në fund të vitit të kaluar, si zakonisht duke nisur me festën e Flamurit – 28 Nëntorin, fillojnë debate të ndryshme dhe hapen polemika për histoinë, edhe atë më të renë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Disa nga to, më vonë zgjaten qëllimisht për të sulmuar kundërshtar dhe për të synuar të diskreditojnë edhe figura historike.

Së fundi, ulët shumë ulët u godit presidenti Rugova nga një studiues, nga një ligjërues në UP, që shpesh vetëquhet filozof.

Ai ishte i përfshirë edhe në debatin për krijimin e UÇK-së, emërtimin e saj dhe historinë. As për këtë histori se kish idenë, të gjithën e mbështeste në propagandë dhe si thotë ai shpesh, ‘me të dëgjume e kom”. Shprehje filozofike për “filozofin”, që ende si ka kuptuar parimet themelore të të bërit shkencë, le më të njoh ndonjë prej metodave apo shkencave tejet të koklavitura që presidenti Rugova i njihte shkëlqyeshëm, që nga strukturalizmi francez, dekonstruktivizmi dhe shkencën e re, si quhej aso kohe, semiotikën.

Për të thelluar studimet në këtë fushë kishte ndjekur një kurs ligjërimi dy vjeçar, specializim te njëri nga themeluesit e semiotikës, Rolan Bart, dhe njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

E si duket ky “filozofi’ kur ka dal prej fshati në Prishtinë, ka menduar që “krejt boten ka me cill në gisht”!

Goditja e tij ishte aq e ulët, sa nuk ia vlen ta debatosh, ishte ‘një vazhdim me mjete të tjera’ për njollosjen e kundërshtarëve politik (dikur), tani për njollosjen e figurave historike.

Emërtimi UÇK

Tema që kemi diskutuar me personalitetin që ia la emrin UÇK-së e jep përgjigjen edhe se kush ishte Rugova, në esencën e tij jo publike, por diskrete, se si ai e udhëhiqte bërjen e luftës së vërtetë, jo të mashtrimit!

Ai është ish ministri i parë i Mbrojtjes Nikë Gjeloshi dhe zëvendëskryeministër, tani punëtor shkencor në Zvicër dhe në Kosovë, autor librash dhe publicist, që nuk është shkëputur kurrë nga politika.

“Emrin ia kam dhënë unë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (me akronimin e nënkuptuar UÇK), të tjerët e kanë tjetërsuar pas luftës”, na thotë shkurt Nika.

Por, në të njëjtën kohë lë të kuptohet se gjërat tjera që janë bërë në emër të saj, jo të mira, kanë çuar në tjetërsimin e saj.

Për shumë vite ai kishte heshtur, kishte gëlltitur shumë debate publike, dhe në fund pranoi të shkruante, ta dëshmonte autorësinë.

“Po, ma në fund unë shkrova sepse më thanë edhe shumë luftëtar të gjallë- shkruaj”.

Këtë që thotë ai, se ai është autor i emrit UÇK është pranuar edhe nga një eksponent i të majtës, nga Dr.Sadri Ramabaja, sot mbështetës i Vetëvendosjes.

Por, për dallim nga Ramabaja që e deklaron thjesht si emërtues, Gjeloshi ka një shtjellim tjetër. Derisa Ramabaja mundohet të dëshmojë, se emërtimi është bërë thjesht nga një person, por në një takim të LPK-së, Gjeloshi e ka një shpjegim më të gjatë.

“Të gjitha ato grupe (edhe të LPK-së) unë i kam sistemuar në Ministrin e Mbrojtjes, si Ministër dhe kanë qenë në disponim, d.m.th. të Ministrisë edhe me shkrim…”, thotë Gjeloshi, që me fanatizëm e ruan dokumentacionin dhe dëshmitë për ngjarjet e rëndësishme.

Gënjeshtra e Halitit

Sipas Gjeloshit, rezulton se Xhavit Haliti ka gënjyer, dhe ka dashur që ta përvetësojë të vërtetën e autorësisë së emrit UÇK, kur ka deklaruar se ai e ka pagëzuar.

Në një intervistë në “Pressing T7”, me 16.08.2021 (min.74:40-75:43), sipas Gjeloshit, Haliti deklaron se ai është autori i emërimit të UÇK-së: “Po, unë jam. Po, unë kam propozue, LPK-ja e ka miratue, Kryesia e LPK-së, në vitin 94”.

Gjeloshi e kujton saktë takimin që ka pasur me Xhavit Halitin. Ishte viti 1994, disa javë para se të mbahej takimi i LPRK-së, me 17 nëntor 1994. “Në emër të Kryesisë së LPRK-së (Dajës-Fazli Vliut e Abazit-Ali Ahmetit), kërkon takim me mue “për ni konsultë”, në Zürich. Unë e caktoj takimin në “Restorantin Kely”, Farbhof/Altestetten. Aty do të bisedojmë për problemet në organizimin ushtarak. Kohë më parë për ato probleme kisha biseduar me Fehmi Lladrovcin, i cili shoqërohej me Abazin (A. Ahmetin). Xhaviti (Zeka) më thotë: “Sipas rekomandimeve të kryesisë së LPRK-së kërkohet mendimi Yt për emërimin e formacioneve luftarake, nëse shpërthen lufta.” Ai, i thekson disa emërtime që përfolen ndër ata, edhe emërtimin “Njësiti Gueril …”, që e thotë në “PresingT7” (me 16.8.21). Unë, u rekomandoj: “Nëse shpërthen lufta e armatosur në Kosovë ato formacione mund të emërohen vetëm Ushtri Çlirimtare“! Xhaviti më pohon se “do ta përcjellë këtë mendim t‘uajin.”

Por, para se të ndodhnin këto takime, konsultime, në vitin 1991, zëvendëskryeministri Gjeloshaj e kishte autorizuar zv.ministrin Ramush Tahiri, që të kontaktonte me eprorët ushtarakë shqiptarë të Ish-Jugosllavisë dhe me ushtarët që po e braktisnin atë ushtri, në mënyrë që pastaj të fillonte strukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Takimet kishin filluar nga 19 tetor 1991.

“Ramush Tahirin, tashmë i ndjerë, atë kohë e kam autorizuar unë, që t‘i kontaktonte oficerët e ushtarët që e braktisnin ushtrinë jugosllave dhe luftën, derisa të arrija unë. Pas ca javësh, me të arritur në Slloveni do t’i takoj ata ushtarakë e shumë luftëtarë në Slloveni, Kroaci e vende tjera në Europë. Do të filloj strukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i ofruar e sistemuar, pa dallim ideologjie, të gjithë ata shqiptarë që deklaroheshin se do të vepronin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Në strukturën e mbrojtjes e sistemoj edhe grupin e Bekim Berishës-Abe bashkë me Fehmi Lladrovcin-Feja, me të cilët njihesha nga vitet e ‘70-ta, dhe ishin miq të mi të dashtun”, thotë Gjeloshi.

E informoi Presidentin Rugova

Por, kush e dinte këtë sekret, a i ishin vetëm politikan, vetëm luftëtarë apo edhe njerëz me ndikim, udhëheqës të institucioneve.

“Me shpërthimin e luftës kam thënë duhet të ketë një emër: Ushtria Çlirimtare. Për këtë e ka ditur edhe Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha-ABE-ja, etj. kuptohet edhe I.R.!”, thotë Gjeloshi, i cili presidentit Ibrahim Rugova, i referohet vetëm me inciale, I.R.

I pyetur se kur, në cilin vit i kanë ditur personat e përmendur, Gjeloshi më thotë prerazi, “në vitin 1994”. Po Rugova a ishte i informuar apo i konsultuar, Gjeloshi eksplicit, thotë: “Kjo punë dihej”!

Gjeloshin, me të cilin njihemi prej vitesh, refuzon të sqarojë më shumë për publikun, ende. “Kjo punë është një histori më vete, dhe e thellë, për të cilën nuk shkruaj tash më shumë, por e lë për më vonë…”, thotë Gjeloshi.

Për shkak se ka qenë Ministër i Mbrojtjes, i pari i Republikës së Kosovës, Gjeloshi ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg të rëndë, në vitin 1995 nga regjimi i Beogradit, me akuzën: “...luftë të armatosur kundër shtetit dhe popujve të Jugosllavisë...”.

“Punët e mia, nga Këshilli KOO, Referendumi i shtatorit 1991, zgjedhjet 24 maj 92 etj., në vazhdim; me mbështetje të Vatikanit e Vien-ës kanë ba që çështja jonë-e Kosovës të zgjidhet… Ndryshe nuk do të merrej kush me Ne edhe për një shekull tjetër jete… e ka ditur vetëm IR. Ma vonë e dinë edhe miqtë deri në Uashington”, thotë Gjeloshi.

Gjeloshi, thotë se njerëz të pakët kanë arritur të depërtojnë në ato kanale, njëri prej tyre është ish-presidenti kroat, mik i shqiptarëve, Stipe Mesiq. “S. Mesiq, shumë muaj pas meje ka hy në lidhjet që unë i kam patur më herët dhe ka marrë mbështetjen për shkëputje… Ai dy herë është bërë president”.

Ai shpjegon se tani për tani e ka një mision tjetër, “mbrojtjen e shtetit dhe rrëzimin e qeverive të këqija për vendin”.

“Unë tash me miq luftojë: si të mbrohet shteti që u krijue, por edhe si të bien qeveritë e këqija; për katër të fundit prej tyre kam ndihmuar që të bien”, thotë Nikë Gjeloshi.

Image
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Bie sërish vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

Lajmi tjetër

SHBA dhe Perëndimi, të bashkuar para bisedimeve Blinken-Lavror për krizën në Ukrainë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM