Pak çaste më parë, Manchester City informoi dhe prezantoi zyrtarisht Erling Haaland si lojtarin më të ri të klubit të tyre.
Bomberi norvegjez, pas hedhjes së firmës në fletën e bardhë të një kapitulli të ri të karrierës së tij, ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i Manchester City.
“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time gjithashtu. Gjithmonë kam ndjekur Manchester Cityn dhe dua të fitoj këtu. Jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Kam gjetur Pep Guardiolën, një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
Nuk mund të mos e admirosh stilin e lojës së City, krijon shumë raste për të shënuar dhe është një stil loje perfekte për mua”, është shprehur Erling Haaland./FolDrejt/