Dy tregtarë nga Komuna e Malishevës ditën e premte kanë shitur fidane në fshatin Krushë e Madhe.
Mirëpo, këta të dy kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Njëri prej tyre ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se nuk ka pasur ide se ishte i infektuar me koronavirus.
Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpreson të lirohet për në shtëpi.
Sipas tij asnjë në familjen e tij nuk ka qenë pozitiv me koronavirus dhe se nuk e dinë se nga kush ka mund të infektohet.
Ai thotë se e ka familjarë kryetarin e komunës së Malishevës.
“Katunar jena, kushëri”, deklaron i njëjti.
23 vjeçari ka thënë se ka shkuar në Krushë të Rahovecit për të dorëzuar fidanet, ku u arrestua dhe u dërgua në burgun e Gjakovës dhe pas analizave rezultoi pozitiv me koronavirus.