Nëse nuk është një dimër shumë i ftohtë dhe situata në Ukrainë nuk përkeqësohet, Italia do të jetë në gjendje të sigurojë furnizimin me energji gjatë dimrit, theksoi Chingolani.
Italia do të jetë në gjendje të shmangë mungesën e energjisë gjatë dimrit me gazin ekzistues të depozituar dhe dërgimin e planifikuar, nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar, tha sot ministri italian i Energjisë Roberto Cingolani, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ai tha për televizionin shtetëror Rai Tre se kapacitetet e depozitave të gazit janë mbi 90 për qind të mbushura dhe se do të ketë furnizime të reja të kësaj energjie./FolDrejt/